November 28, 2015 | |
Berat (Albania) | |
Muzeu Etnografik e Ikonografik “Onufri” |
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare Italiane Muzika (CIDIM), Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë prezantojnë dy koncerte të kitarristit Andrea De Vitis në debutimin e tij në Shqipëri.
E premte 27 nëntor 2015, ora 17
Shkolla e Mesme e Muzikës “Jakov Xoxa”, Fier
Hyrja e lirë
E shtunë 28 nëntor 2015, ora 17
Muzeu Ikonografik “Onufri”, Berat
Hyrja e lirë
Andrea De Vitis (Romë, 1985) u diplomua për kitarrë me nota maksimale në Konservatorin “Morlacchi” të Perugia-s në klasën e Leonardo De Angelis. Në vitet e fundit ka fituar më shumë se 30 çmime në konkurse prestigjioze ndërkombëtare. Për arritjet e tij artistike ka marrë çmimin “Kitarra e Artë për të rinj të talentuar 2013”, në kuadër të Konferencës së XVIII Ndërkombëtare “Pittaluga” në Alessandri. Aktiviteti i tij i ngjeshur koncertist e ka çuar atë të interpretojë si solist në salla prestigjoze koncertesh në Itali dhe Evropë, duke fituar pëlqimin e publikut dhe kritikës. Në mars të vitit 2015 u publikua CD e tij “Bisedë me Andrés Segovia” me etiketën Dot Guitar.
Andrea De Vitis interpreton me një kitarrë të mjeshtrit të punimeve të veglave me tela belgut Walter Verreydt dhe që nga viti 2014 është D’Addario Artist.
Repertori në debutimin e tij në Shqipëri përfshin pjesë nga Mario Castelnuovo-Tedesco, Johann Kaspar Mertz, Alexandre Tansman dhe Francisco Tàrrega.